Një punë, që i ka dhënë edhe titullin si Kampion Evrope, i cili është i
dyti në historinë e vendit iberik. Kombëtarja spanjolle arriti të jetë
shumë e suksesshme në Evropianin që u zhvillua në Austri dhe Zvicër,
duke i fituar të gjitha takimet e zhvilluara. “Ky triumf është i gjithi
për lojtarët, pasi e kanë merituar plotësisht. Askush nuk mund ta
mohojë, kemi një ekip jashtëzakonisht të mirë. Nuk kam asnjë ankesë. Sa
herë kemi topin në zotërim, është e vështirë që kundërshtari të na
rezistojë. Kjo ëstë ajo që ndiej dhe nuk po flas në një moment gëzimi.
Djemtë realizuan objektivin e tyre”, tha Luis Aragones. Ndërkohë, kur u
pyet nëse do të festonte këtë titull, ai tha: “Unë thjesht do të
shoqëroj lojtarët e mi në festën e tyre. E thashë më parë dhe e
përsëris që janë ata triumfuesit e vërtetë të këtij titulli”. Trajneri,
që për pak kohë mbush 70 vjeç, ka arritur të bëjë një punë të shkëlqyer
me skuadrën e tij, e cila në këtë kompeticion tregoi një fytyrë krejt
ndryshe nga dy vite më parë, në Kupën e Botës. Ajo u tregua mjaft e
saktë taktikisht, me një loje me pasime të shpejtë dhe me një sulm
shumë të rrezikshëm. Mjafton të përmendësh faktin që David Vila arriti
të jetë golashënuesi më i mirë i Evropianit me katër gola, ndërkohë që
Fernando Torres ka shënuar dy, përfshirë edhe atë në finalen e Vjenës.
“Ky titull i merituar, thjesht ka treguar se kemi shumë për të dhënë në
botën e futbollit”, përfundoi deklaratën e tij trajneri Luis Aragones.
Mesfushori
i ri i Barcelonës, Andres Iniesta është shfaqur shumë i emocionuar, aq
sa nuk ka patur fjalë për të përshkruar atë që ndjente pas triumfit
spanjoll. “Kemi djersitur shumë dhe mundi na u shpërblye. Ekipi ka
dhënë gjithmonë paraqitje të mira dhe mendoj se në fund ky sukses ishte
i merituar për të gjithë futbollin spanjoll në përgjithësi, për atë që
ka treguar gjatë viteve të fundit”.
Sena: Momenti më i lumtur
Mesfushori
i Vilarealit, Markos Sena ka deklaruar se triumfi në Evropian i ka
dhuruar “momentin më të bukur të të gjithë karrierës së tij
futbollistike”. “E merituam të fitonim – është shprehur një nga
lojtarët më të dalluar të Kombëtares spanjolle -. Pa frikë mund ta
cilësoj si arritjen time më të madhe në karrierën futbollistike.
Prandaj dëshiroj ta festoj sa më shumë”.
Kasijas: Realizova një ëndërr
Kapiteni
i Spanjës, Iker Kasijas, është shprehur se me fitimin e trofeut të
kampionit të Evropës 2008, realizoi një nga ëndrrat e tij si
profesionist: “Vërshëllima e fundit e gjyqtarit solli një përzierje
gëzimi dhe emocionesh të shumta, aq sa s’isha i vetëdijshëm për atë që
ndodhi. Por e vërteta është se s’mund të shpjegoj dot ndjenjat. Thjesht
kam një gëzim të pamasë”.
Thënie të famshme nga Euro 2008
•
“Në futboll, ai që thotë se është i sigurt për atë që do të ndodhë,
është sharlatan. Nuk dua të jem sharlatan, megjithatë po ju them se
Evropianin do ta fitojë Kroacia”.
Miroslav Blazeviç, ish-trajner i Kroacisë, para çerekfinales Kroaci-Turqi.
• “Te ne nuk ka rrugë të mesme. Kur fiton je hero, kur humbet je zero”.
Nihat Kafexhi qëndronte me këmbë në tokë edhe pas ndeshjeve çudibërëse të Turqisë së tij.
•
“Kur shënova, ua bëra me shenjë që të heshtnin, sepse më kishte ardhur
deri në fyt. Para ndeshjes dukej sikur ishin ata që kishin fituar tri
herë Botërorin dhe jo ata që as nuk shihnin top me sy”.
Mikael Balak pas ndeshjes me Austrinë.
• “Ne ju çojmë të shihni fytyrën e humbësve”.
Slogani publicitar i një agjencie turistike gjermane pas ndeshjes Austri-Gjermani 0-1.
•
“Jam një gjysh që i shfaq pak ndjenjat e tij, megjithatë jam shumë i
lumtur. Këtu kanë ardhur disa nipër të mi dhe njëri prej tyre pothuajse
më bëri të qaj. Imagjinojeni vetë sa i kënaqur jam”.
Gjyshi Luis Aragones pas ndeshjes Rusi-Spanjë.
• “Bier en titen! (Birrë dhe gjokse!)”
Kor i tifozëve holandezë në mbështetje të skuadrës së tyre, brenda dhe jashtë stadiumit.
Torres bën “mbretëreshë” Spanjën
Episodi final i filmit të Evropianit dhuron një triumf të bukur dhe të paparashikuar të Spanjës.
Iberikët
kanë thyer Gjermaninë me rezultatin 1-0, duke u shpallur kampionë të
Evropës për të dytën herë në historinë e tyre. Në këtë titull
mbizotëron emri i Fernando Torres, i cili ishte autori i golit të
fitores dhe arriti të bëjë diferencën, duke rrezikuar portën e
kundërshtarit sa herë që prekte topin. Gjermania e nisi mirë lojën, por
u zbeh mjaft shpejt, e paaftë për të thyer ushtrinë e Luis Aragones.
Gjermania nis frikshëm
Zotërimi
i topit deri në mërzi kundër presionit nëpër krahë. Spanja, që luan për
të zënë në befasi kundërshtarin, kurse Gjermania që sulmon pa frikë.
Një skenar i parashikueshëm, por tepër me rrisk për “furinë e kuqe” të
Aragones, që për një çerek ore pëson lojën e shpejtë të gjermanëve, të
aftë për të ndërprerë valën e iberikëve, të cilët janë nisur me një
frikë të dukshme. Spanja vuan, aq sa jep përshtypjen se po mbytet. Por
falë cilësisë që zotëron arrin të ngrejë kokë dhe të korrigjojë
defektet. Një armë e rrezikshme bëhet shtytja nga krahët dhe saktësia
në krosime. Ia del mbanë Serxhio Ramos, në të 23’, kur ka peshkuar
saktë kokën e Torres, i cili kërcen fuqishëm, por shtylla i mohon
golin. Kështu, Spanja bëhet “padrone” e fushës. Në të 33’, stadiumi i
Vjenës ka shkëlqyer. Fabregas verbon gjermanët, me një vertikalizim
milimetrik për Torres. I ashtuquajturi “El Niño” ka arritur të fitojë
duelin me Lahm dhe me një parabolë magjike ka dërguar topin prapa
krahëve të Lehman që ka dalë më kot. Numrat flasin qartë: Spanja shumë
më përpara, falë një mesfushe të mrekullueshme, e gatshme për të
vendosur në vështirësi prapavijën e dobët gjermane.
Dominimi
Spanja
duket sikur “shtyp” Gjermaninë, që ka tentuar të përforcohet në sulm me
Kuranjin. Por gjermanët historikisht kanë shtatë jetë dhe e djathta e
Balak që përfundon ngjitur me shtyllën, është sinjal për t’u mos
nënvlerësuar. Aragones nis të ruhet, duke hequr Fabregas për Ksabi
Alonson dhe Silvën për Kacorlën. Por është Lehman që ndreq gabimet e
mbrojtjes së tij. Duket se dyfishimi i rezultatit është fare afër,
megjithatë kur Guzia shërben si spondë, Sena mbërrin me vonesë drejt
topit. Pavarësisht mungesës së golit, simfonia spanjolle ka tingëlluar
fort, me qarkullim topi dhe veprime klasi, të shoqëruara nga britmat e
tifozëve. Ndërsa vërshëllima e trefishtë e Rosetit i ka dhënë hov të
mëtejshëm festës së “toreadorëve”.
Gjermani – Spanjë 0-1
Goli: Torres 33’
Gjermania
(4-2-3-1): Lehman, Fridrih, Mertesaker, Metzelder, Lahm (Jansen 46’),
Frings, Hicelsberger (Kuranji 58’), Shvainshtaiger, Balak, Podolski,
Klose (Gomez 79’)
Trajner: Joakim Lëv
Spanja (4-1-4-1): Kasiljas,
Ramos, Marçena, Pujol, Kapdevila, Sena, Iniesta, Ksavi, Fabregas
(Alonso 64’), Silva (Kazorla 66’), Torres (Guiza 78’)
Trajner: Luis Aragones
Kartona të verdhë: Balak, Kuranji / Kasiljas, Torres
Gjyqtarë: Roberto Roseti (ITA)
Spektatorë: 51,428
statistikat
Gjermani Spanjë
1 Gjuajtje në portë 7
2 Gjuajtje jashtë porte 8
52% Mbajtja e topit 48%
4 Goditje këndi 7
5 Pozicione jashtë loje 4
21 Ndërhyrje të gabuara 19
2 Kartona të verdhë 2
0 Kartona të kuq 0
|  Komente |
i lumte spanjes ishin nje nder ekipet me te mir te keti kompeticionit evropian me gjithe turqi.suksese ne te ardhme spanjes
Postuar nga eraldi ne daten 30-06-2008
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
