8 shtëpi banimi dhe 14 objekte private
si, lokale, pika karburanti etj, që ndodhen në trasenë e autostradës,
janë prishur nga inspektoriati i ndërtimit ne Kukes.
Përgjegjësi
i këtij inspektoriati, Albert Omuri, tha të premten për ATSH-në se
"prishja e këtyre ndërtimeve që shtrihen në segmentin Kukës - Morinë,
do të mundësojë përshpejtimin e punimeve nga firmat që punojnë për
ndërtimin e autostradës".
"Janë edhe
disa banesa të tjera që do të prishen sapo pronaret e tyre të
dëmshpërblehen", shtoi Omuri. Ndërkohë, bëhet e ditur se në procesit e
prishjes së këtyre ndërtimeve është gjetur mirëkuptimi i pronarëve të
tyre, të cilët më parë janë dëmshpërblyer.
Përgjatë autostradës Morinë
- Kukës - Durrës janë evidentuar 375 prona gjithsej, prej të cilave 331
ne tokë arë, ndërsa pjesa tjetër objekte të ndryshme e shtëpi
banimi. Vetëm për shpronësimin e pronave në aksin rrugor Morinë -
Kukës - Kalimash nga buxheti i shtetit, janë akorduar 281 milion lekë,
fond ky i mjaftueshëm për shpronësimin e të gjithë pronarëve që
dëmtohen nga ndërtimi i autostradës.
|  Komente |
KOMBĖTARJA MUND MODESTĖT E LIHTENSHTEINIT
21-08-2008
Ka
rezultuar e suksesshme, prova e parë në Tiranë e kombëtares nën
drejtimin e trajnerit hollandez Han. Kuqezinjtë, të nxitur dhe nga
tifozët e zjarrt&eum...
Lexo lajmin e plotė
KINĖ - POLICIA ARRESTON KATĖR MANIFESTUES TĖ HUAJ PRO TIBETIT
21-08-2008
Katër manifestues të huaj pro Tibetit u
morën në pyetje mbrëmë në mesnatë, pranë stadiumit kombëtar të Pekinit,
pas shpalosjes së nj&eu...
Lexo lajmin e plotė
BRITANI E MADHE - FILLON PROCESI ZYRTAR I INTEGRIMIT TĖ GJEORGJISĖ NĖ NATO
21-08-2008
Procesi zyrtar i integrimit të Gjeorgjisë
në NATO filloi me njoftimin në Bruksel të krijimit të një komisioni
NATO-Gjeorgji, i ngarkuar për të ndjekur...
Lexo lajmin e plotė
NĖ VEND EDHE SIGURIME SUPLEMENTARE SHĖNDETĖSORE
21-08-2008
Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor
të çështjes së sigurimeve private shëndetësore n&...
Lexo lajmin e plotė
