Tre vëllezër italianë para gjyqit: Ja pazaret e drogës me shqiptarët

Tre vëllezër italianë para gjyqit: Ja pazaret e drogës me shqiptarët LEÇE- Do të zhvillohet sot seanca e marrjes në pyetje, nga gjykatësja e hetimit paraprak Ines Kashiaro, ndaj vëllezërve Primiçeri (Salvatore, Ecio dhe Osvaldo, përkatësisht 47, 46 dhe 43 vjeç), të arrestuar duke u gdhirë dita e shtunë gjatë një operacioni antidrogë të karabinierëve, që ka goditur një organizatë të supozuar italo - shqiptare, që merrej me trafikun e substancave narkotike në rajonin e Pulies dhe katër rajone të tjera të Italisë.
Luixhi, i katërti nga vëllezërit Primiçeri, sipërmarrës që operojnë në sektorin e transportit dhe pronarë të një pasurie me vlerë tregtare rreth 20 milionë euro (që është vendosur nën sekuestro paraprake), ka hyrë nga Shqipëria drejt Italisë të dielën rreth orës 19:00, në Brindisi, ku është marrë në dorëzim nga karabinierët dhe është shoqëruar në Kazarano, ku është deklaruar nën arrest. Biznesmeni nga Kazarano ndodhej në Shqipëri, sipas tij, për arsye biznesi, por ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar. Tani, është në pritje që të sqarohet pozicioni i tij në këtë çështje, ku janë implikuar edhe 12 persona të tjerë nën hetim, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, që rëndohet nga rrethana e kalimit të kufirit.
Por, po dalin detaje të reja. Në prill të vitit 2009, Luixhi Primiçeri është rrëmbyer me forcë nga Erjon Sadikaj dhe Nurçe Kafilaj, dy trafikantë shqiptarë të drogës. Këta të dy, për të shtënë në dorë një ngarkesë prej 184 kilogram marijuanë, që ndodhej në Itali dhe ishte fshehur pranë magazinave të vëllezërve Primiçeri, sekuestruan më të voglin e tyre. Në fakt, një pjesë e drogës, rreth 100 kg, ishte sekuestruar nga forcat e rendit më 24 mars.
Luxhi Primiçeri ndodhej në Romë më 17 prill në darkë për të takuar dy shqiptarët. Të tre ata u takuan në rrugën "Kazilina", pranë hipermerkatit Ipercoop. Karabinierët kishin arritur të regjistronin telefonatat e tyre, duke dokumentuar sekustrimin e biznesmenit nga Salento. Pak pas kësaj, Luxhi Primiçeri kishte telefonuar një tjetër person nga trafikantët e supozuar shqiptarë, të përfshirë në operacion, Skënder Gockaj, me nofkën "Neri", i cili i ka thënë "Unë këtu jam futur në m..., rregulloji gjërat menjëherë, pasi me mua nuk ke punë më, por po të them, menjëherë, të lutem, të lutem..." Më pas, Luixhi Primiçeri i telefonon vëllait Osvaldo, që të dërgojë menjëherë ngarkesën me drogë" "Kamionin sille nesër, ti vetë mos eja prej andej nëse gjithçka nuk është në rregull, ti duhet të vish këtu vetëm nëse gjithçka është Ok". Atmosfera bëhej gjithnjë e më e nderë, dhe një nga rrëmbyesit e supozuar i telefonon ndërlidhësit të vëllezërve Primiçeri, Skënder Gockajt, të cilit i thotë shprehimisht: "Që ta le të lirë, dua ato 184 që mungojnë, të miat dhe të tjerat". Pas rreth katër orësh, Luixhi Primiçeri lihet i lirë dhe largohet nga Roma.
Sipas hipotezës së akuzës, vëllai më i madh i Primi-çerëve është një nga figurat kyç të organizatës së supozuar. Është ai, që "merret me dërgimin e drogës, si nëpërmjet transportuesve të tij, ashtu edhe duke e kryer vetë një gjë të tillë në selinë e ndërmarrjes së tij në Kazarano, duke nxjerrë fitim nga veprimtaria e kundërligjshme".

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tre-vellezer-italiane-para-gjyqit-ja-pazaret-e-droges-me-shqiptaret-70305.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes